Zjarri i rënë në dhomën e oksigjenit në spitalin rajonal të Durrësit ka rrezikuar jo pak jetën e personelit dhe pacientëve.
Denoncimi bëhet nga një mjek i këtij spitali, i cili shprehet se, ngjarja e rëndë është mbajtur e fshehtë nga policia.
Ngjarja është bërë publike nga ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i Berishës:
Zjarr në dhomën e oksigjenit në spitalin e Durrësit!
Narkopolicia dhe ndrikull Manastirliu fshehin aksidentin!
Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Doktor përshëndetje tragjedi sot në spitalin e Durrësit. Policia dhe narko shteti e mbajn të fsheur krimin. Të lutem anonim se na hoqën nga puna, jam doktor në pavionin infektiv. Ra zjarr në dhomën e oksigjenit. Respekte!
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/393369811260086/?t=0