Zjarr në Parkun e Dajtit, sipas Ministrisë së Mjedisit nuk ka dëme

595
Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur paraditen e sotme në Parkun Kombëtar të Dajtit, konkretisht brenda perimetrit të zonës së mbrojtur ku paraprakisht ekspertët thonë se nuk ka dëme të konsiderueshme.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për flakët e zjarrit, drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat e Shërbimit Zjarrfikës të cilët kanë nisur punën për shuarjen e falkëve.
Deri tani nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj vatre zjarri, megjtihatë ekspertët do të nisin hetimet e duhura.
Prezent në zonë janë edhe inspektorë të ISHMP , Ekipet e AKZM dhe emergjencat civile. 
Sigal