Zjarr në një pikë mbushje bombolash gazi në Tiranë, rrezikohen ndërtesat përreth

486
Sigal

Një zjarr ka shpërthyer në një pikë mbushje bombolash gazi pasditen e sotme në “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa ndërtesa që ndodhen përreth.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.