Zjarr në Lushnje, digjen 10 hektarë me ullishte

607
Sigal

Rreth 10 hektarë ullishte dhe shkurre janë djegur në Kasharaj të Lushnjes.

Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit në një prej luginave të kodrave të qytetit.

Zjarrfikëset edhe pse kanë qenë në vendngjarje e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërsa era po vështirëson shuarjen e flakëve, miliona lekë pasuri e banorëve të zonës në drufrutore janë duke u shkatërruar nga zjarri.

Dyshohet se zjarri është aksidental.

Ky  është zjarri i parë për këtë vit në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes, pasi nuk ka mbetur edhe shumë gjelberim për shkak se vitin e kaluar zjarret masive bënë që kjo kurorë të zhvishej e të mbetej e shkretë.