Zjarr në Lezhë, rrezikohen disa banesa në zonë

646
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një zonë të lagjes “Nënë Tereza” në Lezha. Mësohet se flakët kanë rënë në një siperrfaqe me  kallamishte, ndërkohë që zjarri përbën rrezik edhe për banesat në zonë.

Tymi  ka krijuar panik te banorët. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet paraprakisht se nga djegia e mbeturinave edhe kallamishtet janë përfshirë nga flakët. Ndërkohë forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe prej 30 minutash po mundohen të neutralizojnë zjarrin.