Zjarr në Laç, rrezikohet kisha e Shën Ndout

550
Edhe pse në një pjesë të madhe të territorit kanë nisur shirat, flakët vijojnë të jenë ende aktive.
Mesditën e sotme një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kurorën e gjelbër të Laçit.
Flakët rrezikojnë disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout në Laç.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake të mbështetura nga helikopterë.
Sigal