Zjarr në Laç pranë Gjykatës, tymi alarmon banorët…

755
Një apartament në Lagjen nr. 4 të qytetit të Laçit është djegur plotësisht nga rënia e zjarrit. Fax News informon se pallati ku ka rënë zjarri ndodhet pas Gjykatës së Laçit.
Bëhet me dije se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale, pasi zjarri ka shkrumbuar gjithçka në banesë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa në banesë jetonte vetëm një grua, e cila në momentin e rënies së zjarrit, ka qenë jashtë.
Mësohet se tymi ka mbuluar zonën duke lajmëruar për incidentin ndërsa zjarri ka rrezikuar edhe hyrje të tjera, të cilat, pas ndërhyrjes së zjarrëfikësve, kanë shpëtuar pa u prekur.
Sigal