Zjarr në apartamentin e Ponit, ja reagimi i këngëtares

575
Një apartament në Vlorë u përfshi nga flakët, për të cilin u tha se i përkiste këngëtares shqiptare Poni.
Menjëherë pas këtyre lajmeva ka reaguar vetë këngëtarja duke pohuar se apartamenti ishte i prindërve të saj.
‘Gjithcka ne regull te dashur miq ! Deme te vogla materjale nga nje shkendije elektrike tek shtepia e prinderve !Faleminderit te gjitheve’-ka sqaruar këngëtarja Poni lidhur me zjarrin në apartamentin në Vlorë të bërë publik në media.
Ndërkohë policia ka bërë me dije se rreth orës 16:00, në lagjen ”Pavarsia” , ka rënë zjarr në një banesë.
Policia sëbashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qënë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njërëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit
Sigal