Zjarr masiv në kodrat e Thumanës, digjen 3 ha me pisha

506
Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme pyllin me pisha në Kodrat e Thumanës. Mësohet se flakët kanë përfshirë rreth 3 hektarë me pisha. Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje për neutralizimin e flakëve, por kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që po favorzion përhapjen e tyre. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri masiv, ndërkohë që blutë kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të tyre.
Sigal