Zjarr i përmasave të mëdha në Belsh, rrezikohen disa banesa

456
Rritja e ndjeshme e temperaturave, ka kthyer sërish frikën nga zjarret. Kështu, një vatër zjarri e fuqishme është shfaqur në Belsh. Nga përmasat e flakëve, të cilat thuhet se janë të mëdha, rrezikohen disa banesa, mes të cilave është shtëpia e Kulturës dhe një karburant.
Të gjendur përballë kësaj situate, vetë komuniteti ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të lokalizuar dhe shuar zjarrin. Sakaq, është kërkuar ndihmë nga stacioni i Shërbimit të Zjarrfikëses në Elbasan, pasi Bashkia e Belshit nuk ka mjete zjarrfikëse.
Dy ekskavatorë të një firme që po punonin për ndërtimin e rrugës Cërrik-Belsh kanë hedhur dhera në sipërfaqen në flakë, për të shuar zjarrin.
Sigal