Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, digjen kullota, shkurre dhe ullinj

616
Sigal

Një zjarr i madh në afërsi të fshatit Tragjas në Vlorë ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota dhe shkurre si edhe disa rrënjë ullinj.

Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse, 2 nga Vlora dhe 1 nga Orikumi.

Era e forta ka ndihmuar në përhapjen me shpejtësi të flakëve duke rrezikuar edhe banesat.

Aktualisht forcat zjarrfikëse në terren kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.