Zjarr i fuqishëm në malin e Kreshtës në Lezhë, flakët favorizohen nga era

616
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Kreshtës në njësinë administrative Ungrej në Lezhë pasditen e sotme. Banorët e zonës tregojnë se flaket janë përhapur në një sipërfaqe prej disa hektarësh që nga pasditja, pasi favorizohet nga era.
Mësohet se deri më tani askush nuk ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja nga toka me mjete zjarrfikëse është e pamundur.
Zjarret që bien në ketë zonë, të cilat kane qenë të shpeshta, kanë dëmtuar rendë kurorën e gjelbër. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Sigal