Zjarr i fuqishëm në Lushnje, digjen palmat 90 vjeçare! Flakët rrezikojnë Institutin Bujqësor

543
Një zjarr i përmasave të mëdha ka goditur Lushnjen dhe flakët kanë vënë në rrezik një sërë banesash si dhe Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë.
Zjarri fatkeqësisht ka djegur rreth 16 palma të cilat ishin mbjellë thuajse një shekull më parë, në vitin 1926, ndërsa flakët vijojnë të “përfshijnë” çfarë gjejnë përpara rrugës së tyre. 
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ndërsa aktualisht policia ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënësi. 
Ende mbeten mister shkaqet e rënies së këtij zjarri të fuqishëm në Lushnje
Sigal