Zhvlerësimi i monedhës europiane

685
Euro është këmbyer mëngjesin e sotëm me rreth 134.50 lekë në Tiranë, duke kapur minimumin e saj gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Përveç faktorëve të brendshëm, ky zhvlerësim i euros vjen si reflektim i tregjeve ndërkombëtare, ku çmimi i këmbimit të euros ka rënë si pasojë e zhvillimeve politike. Monedha europiane, përgjatë 2016-s, është zhvlerësuar në tregjet ndërkombëtare si reflektim i pasigurisë nga tronditjet politike. Rezultatet e sondazhit të zgjedhjeve në Francë, nga ku liderja e partisë së ekstremit të djathtë, Frontit Nacional, Marine Le Pen, kryesonte ndjeshëm në garë me figurat e tjera, shtuan ndjenjën e pasigurisë ndër investitorë.
Sigal