Zhvillohet në Xarrë Festa e Mandarinës, fermerët të pakënaqur me subvencionet

794
Sigal

SARANDË/Merr pjesë dhe ministri Edmond Panariti. Në festë nuk ishin ftuar fermerë të Konispolit, prodhuesit kryesorë të agrumeve

Mospjesëmarrja e fermerëve të Konispolit, kultivuesve më të mëdhenj të agrumeve dhe pakënaqësia e fshatarëve për mosmbështetjen reale me subvencione për prodhim, ishin të veçantat kryesore të “Festës së Mandarinës”, zhvilluar ditën e diel në Xarrë të Sarandës. Ky festival, i kthyer në traditë të përvitshme, ishte i teti në radhë…

CEREMONIA

Dje, më 8 dhjetor, në Komunën e Xarrës në Sarandë është zhvilluar ceremonia, tashmë tradicionale e “Festës së Mandarinës”, një festë e përvitshme që e ka ‘lindjen’ në këtë trevë, me nismën e kryekomunarit me katër mandate të kësaj njësie vendore, Dhimo Kote. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili ka folur me fjalët më përgëzuese për këtë mrekulli të ndërtuar nga duart e këtij komuniteti, falë edhe subvecioneve të shtetit për mbështetje të prodhimit bujqësor dhe vijueshmërinë e këtyre mbështetjeve subvecionare brenda politikave të shtetit për zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Por ministri Panariti, ka qenë tepër tradicional në kornizat e skematizmit në këtë deklarim premtues. E themi këtë për vet zhvillimin e kësaj ceremonie, pasi edhe shifrat që iu dhanë gazetarëve për prodhimin, janë fiktive, të pa studiuara, jashtë realitetit të tregut dhe kërkesave, e vetë ministri ishte pa një informacion real të situatës në këtë zone, që me të vërtetë quhet kryeqyteti i bujqësisë shqiptare. he këtë e meriton, por në horizontalizëm, se vertikalisht, problematika nxjerr zbuluar kryeministrin dhe ministrin e bujqësisë. Ministri foli dhe më saktë, përsëriti ato të kolegëve të tij paraardhës, se subvencionet do të vijojnë, por fermerët, shumica e tyre u ndjenë të pakënaqur.

SUBVENCIONET

Subvencionet, sipas disa deklaratave të fermerëve për “Telegraf”, janë dhënë me selektim dhe sipërfaqet më të mëdha të mbjella në këtë zonë, janë me kontributin financiar të vetë fermerëve. Vetëm një pjesë e privilegjuar kanë mundur të marrin lekët e subvecioneve. Dhe sot, fermerët e Konispolit nuk kanë qenë të ftuar në ceremoni, kur dihet që janë investitorët më të mëdhenj të zonës në agrumikulturë dhe ullinj, blegtori dhe vreshtari, bletari dhe pemë frutore. Madje, kësaj proteste (se në fakt nuk kanë qenë edhe të ftuar nga organizatorët e festës së mandarinës) i është bashkuar edhe Kryebashkiakja e Konispolit me mos pjesëmarrjen e sajë në këtë festë, që më shumë i ka ngjarë një tregu fshatar të ditës së diel. Ndoshta ministri i ka marrë mesazhet dhe do të arrijë që të vendosë Konispoli, që mban peshën kryesore të prodhimit në zone, nuk u përfshi në këtë ceremoni festive. Ata të paktë fermerë kuriozë që u ndodhën si sehirxhinj, thanë se dëmtimi më i madh ekonomik, pas mos marrjes së subvencionit, vjen edhe nga import i mandarinës që hyn nga Greqia nëpërmjet Doganës së Qafë–Botës. Problematika ka qenë e shumtë, por ministri Panariti nuk ka reaguar, ndoshta më shumë ka dëgjuar…