Zhvillohet “Festivali i Verës Shqiptare”, Ministri Panariti: Produktet shqiptare konkurojnë në tregjet ndërkombëtare me cilësi

452
Sigal

 

Ministri Panariti: Produktet shqiptare konkurojnë në tregjet ndërkombëtare me cilësi

 

Panariti: Konsumatori
i huaj i kërkon produktet shqiptare

 

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, zhvilloi
sot “Festivalin e Verës Shqiptare”, aktivitet ky në kuadër të Muajve të Bujqësisë
dhe që i dedikohet promovimit të produkteve shqiptare.

Në këtë aktivitet, mori pjesë Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, përfaqësues
të kompanive të ndryshme të prodhimit të verës, kompanive të tjera shqiiptare,
si dhe donatorë e përfaqsues të Trupit Diplomatik në Tiranë.

Ministri Panariti, gjate fjales se tij dejlaroi se, “Shqiperia eshte vend
qe mund te konkuroje me cilesine e produkteve bujqesore e jo me sasi, pasi me
kete te fundit konkurojne ato shtete qe kane siperfaqe shuke here me te medha
sesa ne”. “Bujqesia shqiptare ka njohur rritje te pamenduar me pare, gjate
ketij viti. Kjo, edhe per faktin se produktet shqiptare pelqehen shume, per
shkak te cilesise se tyre. Ndaj dhe tregjet e huaja i kerkojne shume. Nje nga
keto produkte jane edhe vererat shqiptare, te cilat eksportohen ne shume vende
dhe kane nje cilesi mjaft te lsrte”, thekoi Ministri Panariti.