Zhvillohet ceremonia e ndarjes së“Çmimeve të Ekselencës për Shërbimet Publike 2018”,

339

 

Në ambjentet e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) të Kryeministrisë u zhvillua ceremonia e ndarjes së“Çmimeve të Ekselencës për Shërbimet Publike 2018”, ku 5 institucione të ndryshme u vlerësuan për cilësinë e performancës në ofrimin e shërbimeve publike: Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Korçë dhe Qendra e Integruar ADISA Krujë.

Kjo ceremoni, në të cilën mori pjesë Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi, partnerë ndërkombëtarë, donatorë dhe përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve të ndryshme private e publike, vjen pas realizimit të një studimi ku është aplikuar instrumenti i vlerësimit “Vizitat e Klientit Misterioz”, instrument i cili zbatohet gjerësisht në vlerësimin e dhënies së shërbimeve nga operatorët privatë, i përdorur tashmë për herë të dytë edhe për institucionet publike në vend.