Zhdukja e 13-vjeçares, e ëma: Është mashtuar nga një 33-vjeçar i pamartuar

469
Mesa duket minorenia 13-vjeçare është larguar më një 33-vjeçar. Kështu pretendon e ema e vajzës së zhdukur, e cila nënvizon që e bija është larguar nga shtëpia qysh më 2 korrik. Floresha Qorri dyshon se e bija i është mashtruar nga një 33-vjeçar, për të cilin thotë se as ai nuk ka shkuar në banesë që kur vajza e saj është zhdukur. Ajo thotë gjithashtu se 33-vjeçari për të cilin dyshon, është i pamartuar dhe është nga Gramshi. Floresha Qorri ka bërë denoncim në polici dhe kërkon ndihmën e uniformave blu për të gjetur vajzën. Policia ka nisur kërkimet, por deri tani nuk ka të dhëna konkrete rreth vendndodhjes së mundshme të së miturës.
Sigal