Zhduket prej më shumë se 24 orësh një vajzë, nuk u kthye në shtëpi pas mësimit

654
Prej më shumë se 24 orësh një vajzë adoleshente është zhdukur pa lënë gjurmë. Denoncimi është bërë në policia nga babai i vajzës. Burime nga policia thanë se qytetari me inicialet XH. GJ., 41 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe, ka bërë kallëzim në Polici se, vajza e tij 18-vjeçarja me inicialet K.GJ., pasi ka mbaruar mësimin, nuk i është kthyer në banesë.
Policia tha se kanë nisur hetimet dhe po punohet për gjetjen e saj.
Janë marrë në pyetje shoqet e saj të klasës me të cilat ka qenë së fundmi para se të zhdukej.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sigal