Zhduket 31-vjeçari në zonën e Currilave, dyshohet të jetë mbytur

487
Sigal

Një 31-vjeçar nga Skrapari dyshohet të jetë mbytur sot në det në zonën e Currilave ndërsa kishte shkuar për plazh me miqtë e tij.

Shokët kishin humbur kontaktet me 31-vjeçarin D. Molla që në mëngjes, duke i shtyrë ata që të njoftonin policinë lokale.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kërkojnë për 31-vjeçarin, kërkimet më së shumti janë fokusuar në det.