Zhduken 42 mijë vetëdeklarime dekriminalizimi, të bëra nga drejtorë e nëpunës në mars-prill 2016

554
Shefat e institucioneve qendrore, kanë marrë dhe po përdorin si mjet presioni, letrat e zyrtarëve me “njolla”
Pasi u dorëzuan, protokolluan me nr. kodifikimi personal dhe u arkivuan, u seleksionuan nga “grupe pune ilegale”, të caktuara privatisht e piratisht prej titullarëve të lartë të institucioneve shtetërore, për të “marrë peng” e kërcënuar për nënshtrim dhe përdorim, individët e “njollosur”, por të fuqishëm në jetën politike, shtetërore e në mjediset publike në qendrat e banimit e të zonave nga janë. 
Brenda datës 4 maj 2016, ishte caktuar afati i fundit ligjor për vetëdeklarimet e zyrtarëve të shtetit, në çdo funksion të administratës publike. Sipas ligjit, pas kësaj date, zyrtari që nuk kishte plotësuar dhe dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, largohej nga detyra, pa asnjë të drejtë ankimi në gjykatë, ose në institucione të tjera të kërkimit të së drejtës publike. Kujtojmë, që qysh kur u miratua Vendimi i Kuvendit Nr. 17/2016, datë 4 mars 2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në Ligjin Nr. 138/2015, për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në KQZ dhe KQZ dhe në komisionet përkatëse të pranimit të formularëve, nisi dyndja e drejtuesve të administratës shtetërore të çdo niveli, për të vetëdeklaruar aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë, deri në ditën e vetëdeklarimit. Afati i fundit i përcaktuar me këtë vendim, ishte data 4 maj 2016 ose 60 ditë kalendarike! Pas kësaj date, u njoftua se 80% e zyrtarëve i kishin plotësuar e dorëzuar formularët. Ndërsa 20% e të detyruarave prej këtij ligji, mes tyre edhe kryeministri, ministra, zëvendësministra, drejtorë qendror e rajonal, nuk e kishin plotësuar formularët e dekriminalizimit, por që nuk u shkarkuan nga funksionet, siç e detyronte dhe e detyron Vendimi i Kuvendit Nr. 17/2016, datë 4 mars 2016, ende në fuqi. Po çfarë u bë me 79 mijë vetëdeklarime e bëra prej nëpunësve të administratës publike? A u verifikuan sipas ligjit? Çfarë rezultoi me “CV” e zyrtarëve shtetërorë? Ku gjenden këto vetëdeklarime, sot pas 1 viti? Informacionet që kanë ardhur këto ditë në “Telegraf” nga burime brenda institucioneve të verifikimit dhe arkivimit të vetëdeklarimit, na informuan se me këto vetëdeklarime është bërë një lojë abuzive, për të “mbajtur peng”, zyrtarët e njollosur prej krimeve e dënimeve të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sipas burimit të informacionit, nga 79 mijë vetëdeklarime, 42 mijë janë zhdukur nga arkivat e institucionit që i ka “arkivuar” e që duhej të niste procedurën për verifikimin e tyre. Këto nuk janë djegur e as janë hedhur në “lumë”, por janë marrë dhe me to është krijuar një “arkiv” paralele formularësh të zyrtarëve me probleme ligjore me drejtësinë shqiptare dhe me drejtësinë jashtë saj. Shumica e zyrtarëve, duke ecur me bindjen faktike, që në Shqipëri nuk do të zbatohej ligji i dekriminalizimit, nuk ka ‘rrëfyer” njollat e tyre në formularët e vetëdeklarimeve. Disa të tjerë, kanë marrë garanci nga shtetarë e politikanë të lartë, se nuk do të verifikohej veprimtaria e tyre. Disa kanë paguar për të mos bërë fare vetëdeklarime, duke marrë garanci të plota se nuk do të zbatohej kriteri i largimit nga funksionet, në rast të mos plotësimit të formuarit të dekriminalizimit. të gjithë këto qëndrime, kanë krijuar jo vetëm fiktivitetin dhe falsitetin e plotësimit të formularëve vetëdeklarues, por edhe kanë krijuar “terren të lirë” për të bërë pazare e lojëra presioni me “njollat” penale të zyrtarëve të shtetit, për t’i përdorur në momentet e duhura prej pushtetit dhe politikës. Zhdukja, më qartë “skedimi” i 42 mijë vetëdeklarimeve (sipas informacionit), ka lidhje me skenarin që ka nisur të luhet në këtë prag zgjedhjesh parlamentare të 18 qershorit 2017, ku KQZ po përdoret si “burim” informacioni dhe si “kobure” për të hapur me klientelizëm politik e klanor, letrat e zyrtarëve dhe shtetarëve që kanë “damka” në “biografitë” e tyre gjatë aktivitetit të këtyre 20 viteve të fundit brenda e jashtë Shqipërisë. Fakti është ky: Vetëdeklarimet e bëra nga 79 mijë zyrtarë, nuk u verifikuan në kohën e duhur sipas detyrimit ligjor. Pasi u dorëzuan, protokolluan me nr. kodifikimi personal dhe u arkivuan, u seleksionuan nga “grupe pune ilegale”, të caktuara privatisht e piratisht prej titullarëve të lartë të institucioneve shtetërore, për të “marrë peng” e kërcënuar për nënshtrim e përdorim, individët e “njollosur”, por të fuqishëm në jetën politike, shtetërore e në mjediset publike në qendrat e banimit e të zonave nga janë. Edhe pse Vendimi i Kuvendit Nr. 17/2016, datë 4 mars 2016, detyron që formularët e çdo zyrtari publik, të publikohen në faqet zyrtare të çdo institucioni brenda 5 ditësh nga plotësimi vetëdeklarues, në faqet e institucioneve nuk gjen asnjë formularë të tillë. Ndërsa në media, publikohen vetëm formularët e atyre që janë viktimë e luftës politike mes palëve, luftës së klaneve brenda e jashtë institucioneve dhe skenarëve për eliminime klienteliste! 
Gjykatat mbushen me kërkesa zyrtarësh e të zgjedhurish, për pastrim të “biografive”
Qysh prej momentit kur u miratua Vendimi i Kuvendit Nr. 17/2016, datë 4 mars 2016 dhe prej datës 4 maj 2016 kur përfundonte afati i vetëdeklarimit dhe deri sot 1 vit pas këtij vendimi, frika e “asgjësimit” prej procesit të dekriminalizimit nëpërmjet “Vetting”-ut, ka tmerruar mijëra zyrtarë të shtetit të skeduar e ndëshkuar nga drejtësia brenda e jashtë Shqipërisë, të cilët janë punësuar, emëruar e zgjedhur me “dosje të pastra” në funksione të çdo niveli të administratës publike! Afro një vit më parë, “Telegraf” ka publikuar faktin që 3100 zyrtarë të shtetit kishin depozituar kërkesat në gjykatat e çdo niveli, për “pastrim plagësh” penale. Ata janë përfshirë në përpjekjen për të shpëtuar prej zbatimit të “Vetting”-ut që i nxjerr jashtë administratës publike, duke përdorur Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë Nr. 3, datë 27.09.2002, nëpërmjet të cilit kanë të drejtë që edhe pas 10, 15, e 20 vitesh, kanë të drejtë të kërkojnë rishikim të dënimeve të tyre penale, apo administrative! Deri tani janë në proces rishqyrtimi mbi 2000 dosje “tipash” të tillë.
Sigal