“Zhduken” 25 kompani ndërtimi në Shqipëri

910
Me gjithë numrin e madh të lejeve të miratuar muajt e fundit, sektori i ndërtimit gjendet ende në vështirësi.
Vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti, 9 kompani ndërtimi kanë shpallur falimentin, ndërkohë që më shumë se 25 të tjera, të përfshira aktualisht në procese gjyqësore, nuk ekzistojnë më nëpër adresat zyrtare.
Në një intervistë, Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi thotë se numri i lartë i kompanive ndërtuese të falimentuara, apo që kanë mbyllur aktivitetin, i dedikohet investimeve të gabuara, bllokimit të lejeve të ndërtimit për një periudhë të gjatë dhe krizës ekonomike.
“Në fund të viti 2008, filloi kriza, e cila krijoi probleme. Para 2008 ndërtuesit mendonin që duhet të blejnë troje për t’i pasur të garantuara për zhvillimin e lejes, por kujtonin se do të kishte vazhdimësi, por në fakt 2009-2016 nuk u dhanë leje dhe këto u bënë një barrë, sidomos kur kanë qenë të marra me kredi kanë rënduar shumë koston e firmave të ndërtimit. Mungesa e lejeve ka ndikuar në mbajtjen e administratës dhe pagesën pa pasur përfitim punët e kryera në shtet të papaguara”
Muçi thotë se çlirimi i lejeve të ndërtimit muajt e fundit ka dhënë një efekt pozitiv në segmentin e apartamenteve të shtrenjtë në zonat e Tiranës, ndërkohë që në krizë vijon të mbetet tregu i objekteve me çmime të ulëta.
Sigal