Zgjidhet Kryetari i ri i Shoqatës Shqiptare të Bankave

516
Sigal

14 Dhjetor 2016 – Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave
(AAB), zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën u mbajtën dhe zgjedhjet, sipas
statutit, për 3 (tre) anëtarë të Bordit Drejtues si edhe Kryetarit dhe nën
Kryetarit të ri. Këto zgjedhje vinin si rezultat i mbarimit të mandatit të 3
prej anëtarëve të Bordit Drejtues.

Anëtarët e zgjedhur janë:

Z. Silvio PEDRAZZI, Drejtor i Përgjithshëm, Intesa
Sanpaolo Bank Albania

Z. Dritan MUSTAFA, Drejtor i Përgjithshëm, Tirana Bank

Z. Andi BALLTA, Drejtor i Përgjithshëm, American Bank of
Investments

 

Asambleja votoi gjithashtu edhe për zgjedhjen e z. Periklis
Drougkas , Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, si Kryetar të Shoqatës
Shqiptare të Bankave dhe z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm, Intesa
Sanpaolo Bank Albania, si nënkryetar i saj. 
Z. Drougkas zëvendëson në këtë funksion z. Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm
i Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të arritjeve profesionale
të  z. Drougkas. 

Z. Periklis Drougkas është Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania që
prej vitit 2012. Karrierën me Alpha Bank e ka filluar në Mars 2008 si Drejtor i
Biznesit Bankar me Pakicë pranë Alpha Bank Serbia. Ai vjen nga një eksperiencë
e gjatë në fushën e shërbimeve bankare dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme
drejtuese në Citibank, Agricultural Bank of Greece, ING Bank, Egnatia Bank dhe
EFG Eurobank.

Ai është anëtar i Shoqatës së Bizneseve Greke, i Shoqatës Shqiptare të
Bankave dhe Greek Chamber of Economists. Z. Drougkas ka përfunduar
Universitetin e Shkencave Ekonomike dhe Biznesit në Athinë. Ai flet gjuhën
Angleze dhe Italiane.