Zgjidhet Kryetari i Forumit të PD-së në Librazhd, deputeti Çota dështon përsëri

1118
Sigal

Është zhvilluar paraditen e djeshme konferenca zgjedhore e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në ambientet e Pallatit të Kulturës të qytetit të Librazhdit. Në këtë takim morën pjesë deputetë të PD-së, përfaqësues të qeverisjes lokale, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani dhe të rinj, anëtarë të kësaj force politike si dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Ndërsa kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bodani tha se, Librazhdit i ka dhënë fitoren Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2009 dhe po të njëjtën fitore do t’i japin dhe më zgjedhjet e ardhshme. Bogdani tha se, PD-ja 22 vjet më parë lindi si forcë e të rinjve dhe vazhdon të jetë forcë e tyre ndaj dhe kam bindjen e plotë te fitorja e PD-së, pasi ne jemi e vetmja forcë politike që dimë të ecim përpara,- përfundoi Bogdani. Në garën për kreu e ri të FRPD ishin Erind Gurra, i cili kishte mbështetjen e ish-Kryetarit të PD të Librazhdit dhe Agim Shera, të cilin e mbështeste fort deputeti i zonës Rrahim Çota. Pasi të dy  kandidatët shpalosë platformat e tyre do të ishin anëtarët e forumit që do të vendosni se cilin do të nxirrni fitues. Në këto zgjedhje do të merrnin pjesë 165 anëtarë të këtij forumi nga i gjithë rrethi. Më pas u zhvilluan zgjedhjet e këtij forumi, ku fitues i Forumit Rinor të Partisë Demokratike për rrethin e Librazhdit u shpall Erlin Gurra me 138 vota kundrejt Agim Shera, që mori 27 vota, i cili kishte mbështetjen e fortë nga deputeti Çota po nuk arriti të shpallej fitues. Këto zgjedhje dëshmojnë dështimin e rrallës të deputetit të zonës Rrahim Çota, i cili çdo ditë e më shumë po humbet terren në rrethin e Librazhdit pasi është kthyer në një gangrenë për këta qytetarë. Por të rinjtë e Librazhdit janë shumë të zgjuar dhe kur vjen puna për të vendosur ata dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Procesi i votimit vajti shumë mirë pa asnjë problem.