Zgjidhet drejtori i ri i Spitalit Rajonal të Durrësit

692
Alban Ramohitaj është zgjedhur drejtori i ri i spitalit rajonal të Durrësit
Ramohitaj kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i këtij institucioni përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, për shkak se do të kandidonte si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.
Ramohitaj, i cili njëkohësisht mban edhe postin e kreut të Këshillit Bashkiak të Durrësit, iu nështrua garës që zhvilloi Ministria e Shëndetësisë për drejtuesit e rinj të spitaleve në mbarë vendin.
Në konkurrim ai ka arritur të marrë 72 pikë, duke dalë i pari përballë 3 kandidatëve të tjerë: Nadire Jani, Endrit Shehu dhe Arian Salia.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar renditjen e kandidatëve:

Durrës
1. Alban Ramohitaj 72 
2. Nadire Jani 70 
3. Endrit Shehu 55 
4. Arian Salia 51
Sigal