Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emerimeve në Drejtësi

495
Sigal

Në ambientet e Presidencës janë duke u zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se janë hequr nga lista kandidatët që nuk kanë kaluar vettingun si ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, por edhe Arjan Balliu, Arben Vrioni (të shkarkuar), Aleks Nikolli dhe Skënder Damini (nën hetim) janë katër gjyqtarët e tjerë që mbeten jashtë shortit.

Pas goglave nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese dolën fitues Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha. Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.

Ardian Dvorani u zgjedh automatikisht anëtar i KED si kandidati i vetëm i Gjykatës së Lartë, i mbetur në detyrë.

Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga PP.