Zgjedhjet vendore, fluks emigrantësh në Kakavijë drejt Shqipërisë

73
Zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka sjellë edhe një fluks të madhe hyrjesh të emigrantëve nga Greqia në pikat kufitare. 
Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 60 autobusë me emigrantë shqiptarë si dhe 1200 automjete. Për të mos krijuar rradhë policia kufitare ka marrë të gjitha masat duke vënë në hyrje 6 sportele.
Janë mbi 7000 persona që kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit nga Kakavija, stacion kufitar nga ku janë shpërndarë për emigrantët edhe materiale informuese nga KQZ për mënyrën e votimit.