Zgjedhjet, OSHEE masa për furnizimin me energji elektrike

502
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar furnizimin me energji elektrike të qendrave ZAZ (Zonat e Administrimit Zgjedhor) dhe VNV (Vendi i Numërimit të Votave).
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, firmosur nga administratori, z.Adrian Çela dhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj.Lefterije Luzi, në muajin prill, të dy institucionet janë angazhuar “për të krijuar kushte optimale lidhur me furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të godinave të objekteve zgjedhore”.
OSHEE ka mobilizuar grupet e emergjencës, duke vendosur në gatishmëri 1548 punonjës për likujdimin e avarive, monitorimin e regjimit, sigurisë dhe kordinim. OSHEE ka vendosur gatishmëri te fidrat e rëndësishëm që furnizojnë qendrat e ZAZ dhe VNV, si dhe personel përforcues pranë rrjetit dhe kabinave që furnizojnë objektet zgjedhore për të zgjidhur sa më shpejt avaritë e mundshme.
Sigal