Zgjedhjet në Universitete, nën monitorim edhe nga të rinj amerikanë

605
Për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve, sot të gjithë studentët dhe akademikët në të gjithë vendin do t’i drejtohen qendrave të votimit. Bëhet flalë për 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh, ndërsa procesi ka nisur që prej orës 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00. Monitorimi do të bëhet nga 170 vëzhgues, mes të cilëve edhe 20 të rinj të zgjedhur nga kandidatë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës amrikane në Tiranë. Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit, do të angazhohen edhe forca të policisë së Tiranës.
Sigal