Zgjedhjet në universitet me “pazar”, në krye mbetën përsëri “mumuthët”

546
Zgjedhjet në universitete, ishin një proces i zhvilluar si detyrim prej mandatit kohor, paçka se edhe ky detyrim u shty pa asnjë shkak ligjor, statutor e institucional me 3 muaj, me urdhër të ministres Nikolla, veçse jo për të krijuar standarde zgjedhore, por për të garantuar realizmin e skenarit që në krye të universiteteve, dekanateve, departamenteve e senateve të (vetë)zgjidheshin me pazare, presione, makinacione e me rotacion kolltukësh, ata që i duhen klikës politike-shtetërore dhe ata “mumuthë” të cilët prej mëse 20 vitesh përbëjnë klikën që ka kapur “për fyti” botën universitare shqiptare, duke e katandisur arsimin e lartë në nivel “kursi analfabetizmi partizan” për nga mësimdhënia, kurrikulat, praktikat, niveli i profesorëve që japin mësim dhe cilësia e studentëve që nxjerrin, pa harruar korrupsionin fitimprurës, për të cilin përleshen ata që uzurpuan edhe këtë herë drejtimin e strukturave universitare! zgjedhjet ne universitete përfunduan. u mbyllën siç mbyllet çdo pzar i pisët, i bekuar që në në nisje prej shtetit. Dhe i lejuar po prej shtetit, të degradonte si konceptim e si proces, duke përdorur për këtë “mëkat” Ministrinë e Arsimit! Pra, shteti nuk ndërhyri në “dukje”, për të treguar se respektoi “pavarësinë dhe vetë-vendosjen e universiteteve”, por në fakt ndërhyri me skenarët dhe marifetet e tij politike e banditeske. fakti, që një kandidat për rektor u kërcënua prej një personazhi që ka lidhje me politikën, tregon pushteti, segmentet e shtetit dhe politika ka ndërhyrë. fakti, që kandidati i kërcënuar, shkon e ankohet tek njeri krah i politikës për kërcënimin dhe jo tek drejtësia, tregon se kemi futje të thinjave të politikës. fakti, që qeveria dhe ministrja një para zgjedhjeve shkojnë e përurojnë një objekt në universitetin ku kandidon edhe burri i Ministres së Arsimit, por edhe një rektor i zhytur në korrupsion, tregon që procesi ka degraduar ishte futur nën presionin e politikës dhe pushtetit, për të zgjedhur ata që dëshiron kupola e pushtetit! Thamë, që shteti ndërhyri atje ku nuk duhej të ndërhynte dhe nuk ndërhyri atje ku duhej të ndërhynte e të vepronte, për të mos lejuar që procesi të përfshihej në “pazar” e veprim “kanunor”, siç ndodhi realisht! Po ku duhej të ndërhynte shteti? 
Shteti nuk ndaloi shtyrjen e zgjedhjeve me 3 muaj
Shteti nuk ndërhyri dhe nuk veproi, për të bllokuar urdhrin e ministres Nikolla për shtyrjen e afatit ligjor të zhvillimit të zgjedhjeve, pro e lejoi këtë shkelje ligji, madje edhe përshëndeti. Zgjedhjet në universitetet shtetërore, për vetë faktin që u shtyn me 3 muaj, krijuan dyshimin e arsyeshëm se ky urdhër ishte një skenar i qëllimtë për të krijuar terren të plotë e të sigurt, që postet drejtuese të binin në duart e atyre që i interesonte pushtetit e politikës. Sipas ligjit të Arsimit të Lartë, madje edhe këtij të riut të miratuar me protesta studentësh e profesorësh, zgjedhjet në universitete për postet dhe strukturat drejtuese, duheshin zhvilluar në fillim të muajit shkurt 2016, por u zhvilluan në datën 20 prill 2016! Madje edhe Urdhri Nr. 110 i Ministres së Arsimit, doli 5 muaj më vonesë, konkretisht në datën 15 mars 2016, kur duhej të dilte qysh në muajin nëntor 2015 e po kështu rregullorja e cila doli po në datën 15 mars 2016. Sipas informacioneve nga brenda ministrisë, urdhri për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete nuk kishte asnjë motiv dhe nuk është hartuar nga ministrja Nikolla, por asaj i është çuar “në shtëpi”, sa për firmë e vulë. Ky urdhër me skenar “mumuthësh” të universiteteve dhe të shtetarëve të lartë është hartuar nga “mendjet dhe interesat” e atyre që edhe në këto zgjedhje-vjedhje të lira universitare, arritën të mbajnë peng institucionet e arsimit të lartë! Rregullorja është në vetvete “Kodi Zgjedhor” i këtij procesi në universitete, por fatkeqësisht ky “kod” u konceptua si një “kanun” që u dha “kartabiankë” favorizuese “bajraktarëve” e klaneve të rinj që ishin futur në listë për t’u “graduar” si drejtues “jeniçerë” në krye të universiteteve dhe u vendosën, siç ishte planifikuar, si drejtues “kukulla” të parazgjedhur, që thjeshtë do të kalonin me një proces zgjedhor fiktiv me kuti votimi të mbushura me klientelizëm e pazare! 
Shteti lejoi që “bajraktarët” e përjetshëm të universiteteve, të shkëmbenin karriget me njeri-tjetrin
shteti lejoji që këto zgjedhje të bëheshin formalisht, duke pranuar që në rregulloren e zgjedhjeve, që drejtuesit universitar të shkëmbenin postet me njeri-tjetrin, sa për të zbatuar urdhrin e ministres, që nuk lejohet që në 1 post universitar si rektor, dekan e shef departamenti të zgjidhesh mbi 8 vite, më saktë të sundosh mbi 2 mandate! Shteti nuk e ndaloi këtë marifet për të sunduar drejtimin e universiteteve prej të njëjtëve individë, por e lejoj të ndodhte. dhe ndodhi edhe në këto zgjedhje, që në krye të universiteteve të vendosen ata që ishin, veçse duke ndryshuar nivelet e posteve drejtuese. Ata që prej 8 vitesh ishin rektorë, shkak të plotësimit të numrit të mandateve të përcaktuar në urdhrin nr. 110, datë 15. 03. 2016 të Ministres Nikolla, u zgjodhën (graduan) dekanë. Ata që ishin 8 vjet dekanë, u zgjodhën (graduan) rektorë e shefa departamentesh! Për shkak të posteve që zaptuan edhe në këto zgjedhje, të gjithë u zgjodhën ne senate! Asnjë nuk mbeti pa kolltukë drejtues. lanë një kolltuk e kapën tjetrin në bashkëveprim e në pazar! u bë si 100 vite më parë, kur fshati kishte sundimtar të përjetshëm, kur beu, agai e kryeplaku shkëmbenin postet me njeri-tjetrin në mirëkuptim, por në krye të fshatit ishin përjetësisht ata! Ky rotacion postesh prej të njëjtëve persona të ngulur si “çibanë” në krye të universiteteve ka mëse 20 vite që ndodh. Në çdo 4 ose 8 vite, të njëjtit i gjen ose në krye të departamenteve, ose në krye të fakulteteve, ose në krye të universiteteve! Dhe ky maskarallëk që ndodh në arsimin e lartë dhe me arsimin e lartë shqiptar dhe që lejohet e bekohet prej shtetit, nuk po merr fund, nuk po zhduket si fenomen krijimi bandash të krijuara nga persona me tituj e grada shkencore edhe karton fiktivë, të cilët me dhunën dhe pazaret e kartonit brenda bandës, uzurpojnë në çdo 4 vjet postet universitare! dhe shteti bën sikur nuk ka dorë në këtë maskarallëk, politika bën sikur nuk përzihet brenda botës universitare, kur edhe 92% e atyre që kandiduan në këto zgjedhje universitare janë të zgjedhur në strukturat e partive, deri si përfaqësues ët tyre në strukturat e pushtetit e të qeverisjes lokale e qendrore! 
Shteti lejoji që studentët të kishin vetëm 10% të votës
shteti lejoji që në këto zgjedhje, studentët të kishin vetëm 10% të votës, duke lejuar që rregullorja e ministres Nikolla të shpërfillte fuqinë e votës dhe ët drejtën e përfshirjes së tyre në vendimmarrje edhe duke pasur votë të barabartë në masën 100%, si është e mundur, që stafet akademike, pra pedagogët që zgjidhen të kenë 100% të votave në llogaritjen e rezultatit, ndërsa studentët që zgjedhin të kenë vetëm 10% të llogaritjes së votës! si është e mundur, të vendoset, të lejohet e të pranohet ky përjashtim i votës së studentëve, kur dihet që ata janë subjekti universitar, pra ata duhet të vendosin se cilët vlejnë të drejtojnë veprimtarinë universitare! si e lejoji shteti, që studentët të cilët janë vota mazhoritare, të kalonte në minorancë, deri në 10% të saj, ndërsa vota e pedagogëve të llogaritjes për secilin 1 votë e plotë! 
Shteti lejoi, që zgjedhjet të bëheshin edhe më 1 kandidatë
Shteti lejoi që zgjedhjet në universitete, të behshin edhe me 1 kandidaturë të vetme për rektor, dekan, shef departamenti? Kjo nuk quhet garë, por emërim. më mirë do të ishte, që ministria t’i emëronte këta lloj “fituesish” që nuk kishin rivalë, por vetëm evten e tyre brenda kutisë së votimit, se sa të shpallte gjoja fitues pa kandidatë konkurrues! këtë Pazar shteti e lejoj që në nisje të shpalljes së procesit, duke mos shfuqizuar urdhëresën dhe rregulloren që miratoi ministrja Nikolla. afro 80% e atyre që u zgjodhën në postet drejtuese ishin kandidatë të vetëm, pa pasur përballë asnjë garues tjetër! Përse nuk u detyrua që të kishte më tepër se një kandidaturë? Kush e lejoji procesin me mono-kandidatë? a quhet i vlefshëm ky proces zgjedhor me 1 kandidaturë? Gjithçka ishte një skenar dhe kështu rezultoi. Nuk është rastësi, që kandidatë të vetëm ishin ata që kanë qenë rektorë dhe u bënë dekanë, ata që ishin dekanë dhe u bën rektorë, ata që ishin shefa departamenti dhe u bën dekanë!
Disa pyetje që duhen zbardhur
1. A kishte lista të hartuara me studentë të qarkulluar për votim nga një fakultet në tjetrin?
2. Sa pedagogë ishin pranuar në punë ën universitete, në 4 muajt e fundit përpara zgjedhjeve?
3. Cilët, nga cilët dhe përse janë graduar disa shefa komisionesh votimi?
4. A kishte shkelje në përbërjen nepotike e konflikti interesash në komisionet e votimit?
5. A u transferuan profesorë nga një fakultet në tjetrin, për efekt votash të sigurta?
6. A ishin listat me mbivendosje emrash studentësh dhe a kishte në lista edhe emra studentësh që kanë përfunduar studimet 1 e 2 vite më parë?
7. Në cilët universitete u bë presion ndaj pedagogëve e studentëve votues? 
8. A quhet konkurrim, votimi me një kandidat të vetëm?
Sigal