Zgjedhjet në Kolonjë, përplasje mes komisionerëve. KQZ: Pjesëmarrja, 46.7%

519
Sigal

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kolonjë, që mbahen këtë të dielë, zhvillohen pas atyre për kryebashkiak në Dibër dhe janë një tjetër provë për palët politike, një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2017-s.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 me hapjen e 36 Qendrave të Votimit. Janë 8 njësi administrative në Kolonjë, ku pritet të ushtrojnë të drejtën e votës 16 mijë votues.

Votimi nisi normalisht, dhe parashikohet të mbyllet në orën 19:00. Procesi ka nisur i qetë por gjatë orëve të drekës u shënua një incident në një qendër votimi. Rreth orës 12:45 është ndërprerë procesi në QV 4048/1 pasi pati një përplasje mes komisionerit të PD dhe vëzhguesit të PS. Ndërkaq nga PD pati akuza për blerje votash.
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Kolonjë erdhën pas ndarjes së papritur nga jeta të ish-kryebashkiakut, Arben Malo. Në garë marrin pjesë dy kandidatë, Ilia Stefo i PS-së, i mbështetur nga LSI, ndërsa opozita garon me Dritan Hajron, që vjen nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste.

KQZ: PJESËMARRJA DERI NË ORËN 16:00, 46.7%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar vazhdimisht gjatë ditës së sotme për ecurinë e procesit të votimit për kryetar të Bashkisë Kolonjë.

Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 16:00 pjesëmarrja në votime është në nivelin 46.7%. Edhe njëherë KQZ iu ka bërë apel qytetarëve të Kolonjës të votojnë, ndërsa iu ka kërkuar komisionerëve të kryejnë siç duhet detyrën e tyre.

Më poshtë vijojnë disa të dhëna për këtë proces zgjedhor:
– 18 subjekte politike janë regjistruar zyrtarisht në KQZ
– Të regjistruar janë dy koalicione: ai i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste dhe që mbështetet nga 5 parti dhe koalicioni i djathtë “Alenca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike, që mbështetet nga 9 parti.
– Kandidatët e regjistruar në këtë garë elektorale janë dy: Ilia Stefo i PS-së, i mbështetur nga LSI, ndërsa opozita garon me Dritan Hajron, që vjen nga radhët e Partisë Agrare Ambjentaliste.

– Ditën e votimeve do të funksionojnë 36 qendra votimi.
– Bashkia Kolonjë ka 8 njësi administrative
– Procesi zgjedhor do të administrohet nga një komision zonal i administrimit zgjedhor, KZAZ-ja nr. 73
– Në total janë prodhuar 16.181 fletë votimi

PJESEMARRJA DERI NE OREN 13:00