Zgjedhjet, KQZ: Sot nisi procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ

582
Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e25 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi sot se ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve në KZAZ.
Receta E Gjyshes Kundër Parazitëve. Hidhni 3-4 Pika Të Zakonshme
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj pohoi se tashmë është përgatitur baza materiale për zgjedhjet parlamentare.

Mes të tjerash bëhet e ditur se anëtarët e 90 KZAZ-ve në mbarë vendin duhet të presin bazën materiale.

NJOFTIMI I KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor që do të zhvillohet më datë 25 Qershor, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ngritjen e infrastruktures zgjedhore. Ditën e shtunë, datë 17.06.2017, me mbërritjen e fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Kavajë pranë ambjenteve të KQZ-së në Lundër, Komisioni punoi intensivisht për të përgatitur të gjithë bazën materiale logjistike zgjedhore si; kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga Komisionet e Qendrave të votimit, vulat me kodet e sigurisë, e të tjerë.

Sot ka filluar procesi i shpërndarjes së bazës materiale nga KQZ drejt KZAZ-ve, proces ky që do të kryhet nga Administrata e KQZ-së në bashkëpunim me Zyrat Rajonale Zgjedhore dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Materialet logjistike zgjedhore, sot po shpërndahet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Berat dhe Fier.

Ndërkohë, ditën e mërkurë, datë 21.06.2017, materialet zgjedhore do të shpërndahen në Komisionet e Zonave të Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Në këto fazë të procesit, është e domosdoshme që të gjithë anëtarët e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të jenë në gadishmëri në KZAZ-të përkatëse, për pritjen e bazës materiale zgjedhore e cila do të përdoret ditën e votimit dhe gjatë procesit të numërimit të votave.
Sigal