‘Zgjedhje moniste’, Qytetarët protestojnë para qendrave të votimit

421
Sigal

Një grup qytetarësh kanë protestuar mëngjesin e sotëm pranë qendrës së votimit të vendosur te shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Tiranë.

Qytetarët i konsiderojnë këto zgjedhje moniste një partiake.

Protesta e tyre nuk është shoqëruar me ndonjë incident ndërkohë që dëgjohen thirrjet ‘Rama ik’.

‘Kemi dalë për të mbështetur vendimin e presidentit Meta, mbështesim opozitën. Këto janë zgjedhje farsë.

U bëjmë thirrje njerëzve të jenë paqësor sot.

Jemi kthyer në monizëm, një parti votohet edhe një parti tjetër që e ka blerë’, u shpreh një qytetare jashtë qendrës së votimit.