Zbulohet zyrtarisht çmimi i iPhone 8 që pritet të dalë në treg së shpejti

579
Është zbuluar zyrtarisht çmimi i telefonit iPhone 8 që pritet të dalë në treg në vjeshtë. Sipas gazetës më të madhe financiare në botë ‘Nikkei’, iPhone 8 do të jetë telefoni më i shtrenjtë që Apple ka prezantuar ndonjëherë.
Bazuar në një raport të KGI Securities celulari do të kushtojë më shumë se 1000 euro. Siç është raportuar ky telefon do të ketë kamerë 3D si dhe do të ketë ekranin OLED 5. 8 inç njëherësh edhe ekrani më i madh që ndonjë celular nga Apple ka pasur.
Iphone i ardhshëm i Apple pritet të ketë një kamer të gjeneratës së re përpara, e cila do ketë edhe aftësinë për njohje të fytyrës.
Sigal