Zbulohet thesi me kanabis brenda servisit në Tiranë, arrestohet djali adoleshent i pronarit

612
Policia e Tiranës ka kontrolluar një servis mjetesh në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet dhe ka zbuluar aty një sasi lënde narkotike. Menjëherë i janë vënë prangat djalit të pronarit të servisit, një 16-vjeçari me iniciale E.K, banues në Tiranë.
Policia e Tiranës sqaroi se “arrestimi i tij u bë pasi ai ishte prezent gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e të atit, në rrugën “Siri Kodra”, kur në bagazhin e një Benzi, janë konstatuar 7.4 kg kanabis”.
Pas arrestimit, policia ka shpallurnë kërkim pronarin e servisit, H.K., babai i të miturit të arrestuar, 42 vjeç banues në Tiranë.
Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.”
Sigal