Zbulohet skema, si shqiptarët ikin nga Spanja në Britani të Madhe

162

Gazeta europiane “Euro weakly” shkruan se është kthyer në një fenomen që shqiptarët udhëtojnë nga Spanja drejt Britanisë së Madhe.

Policia ndaloi 2 shqiptarë në Aeroportin e Almerias, të cilët planifikonin që të fluturonin drejt Britanisë së Madhe. Zyrtarët arrestuan shtetasin shqiptar, 24-vjeçar, më 18 qershor gjatë një kontrolli kufitar. Ai paraqiti një pasaportë greke, e cila rezultoi se është e rreme.

Një tjetër arrestim, i një tjetër shqiptari u krye nga policia në Almeria. Sërish Dublini ishte destinacioni i planifikuar. Policia tha se 40 vjeçari G.G kishte dorëzuar një pasaportë sllovene, e cila kishte një sërë problemesh. Edhe në raste të tjera janë sekuestruar nga policia pasaporta shqiptare dhe greke.

Sipas policisë, synimi i shqiptarëve është që të hyjnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme. Ata thanë se kishin kontaktuar fillimisht me organizatat kriminale të specializuara në trafikimin e njerëzve dhe prodhimin e kopjeve të dokumentave me cilësi të lartë. Ata pastaj fluturuan nga Greqia në Spanjë për të udhëtuar nga Almeria në Irlandë.