Zbulohet shuma/ Ja sa borxhe kanë ministritë shqiptare

707
Ministria e Financave publikoi sot listën me detyrimet e ministrive shqiptare të krijuara nga janari deri në prill të këtij vitit.
Referuar të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, rezulton se vetëm për periudhën Janar-Prill 2017, vlera e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucione të ndryshme arrin në 1.3 miliardë lekë.
Rekord mban ministria e Punëve të Brendshme, e ndjekur nga ajo e Transportit dhe Infrastrukturës.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 414.9 milionë lekë, ku thuajse më shumë se 50 % të tyre i ka Autoriteti Rrugor Shqiptar
Ministria e Arsimit dhe Sportit 35.7 milionë lekë
Ministria e Drejtësisë 38.2 milionë lekë
Ministria e Shëndetësisë 1.2 milionë lekë
Ministria e Punëve të Brendshme 427.7 milionë lekë
Ministria e Zhvillimit Ekonomik 0.9 milionë lekë
Ministria e Punëve të Jashtme 1.3 milion lekë
Ministria e Financave 103.7 milionë lekë
Ministria e Mirëqenies Sociale 3 milionë lekë
Ministria e Zhvillimit Urban 303.8 milionë lekë
Ministria e Kulturës 5.8 milionë lekë
Ministria e Mjedisit 15.6 milionë lekë
Ministria e Integrimit Europian 3.1 milion lekë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 19.4 milionë lekë
Sigal