Zbulohet “morgu” i narkomanëve në Tiranë

888
Bardhyl Shkreta është viktima e fundit nga përdorimi i drogës në Tiranë.
40-vjeçari u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm në një godinë të braktisur në Kombinat.
Shkreta, i njohur edhe me pseudonimin Loku, ishte përdorues narkotikësh prej 20 vitesh. Ai banonte me familjen në Vaqarr, ndërsa dozën e përditshme të heroinës e injektonte në godinën e kthyer në morg për narkomanët. 
Edhe përpara 1 muaji në të njëjtën ndërtesë u gjet edhe 32-vjeçari Arbër Tërpollari në të njëjtat kushte. 
Godina, e cila ndodhet shumë pranë qendrës shëndetësore në Kombinat përpara rajonit të policisë numër 6 dhe shkollës 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”, është kthyer në një vend potencial për të gjithë konsumatorët e drogës në këtë zonë.
Sigal