Zbulohet laboratori i drogës në Mallakastër, 4 gra dhe pronari i magazinës vihen në pranga

687
Një aksion i gjerë antidrogë është zhvilluar në zonën e Mallakastrës.
Nga raportimet e para mësohet se policia ka sekuestruar një laborator të përpunimit të hashashit.
Rreth 350 kg kanabis është zbuluar në vendin ku ndodhej larboratori, ndërsa 5 persona janë vënë në pranga.
I arrestuar është dhe pronari i banesës ku përpunohej droga.
Të arrestuarit janë Gazment Alikaj, Leonora Jaupaj, Flora Jaupaj, Olimbi Jaupaj, Irma Jaupaj.
Mësohet se gratë e arrestuara punonin për llogari të Gazment Alikaj.
Mallakastër
Policia godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasit: 
1.Gazment Allkaj, 24 vjeç
2.L.J., 41 vjeçe
3.F.J., 30 vjeçe
4.O.J., 47 vjeçe
5.I.J., 31 vjeçe.
Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis. 
Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi. 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal