Zbulohet kush është burri që hipi mbi vinç dhe motivi, kërkon Prokurorin e Tiranës

529
Kur ka kaluar gati një orë nga momenti kur një burrë ka hipur në majë të një vinçi pranë pallatit të Kulturës në kryeqytet, zbardhet edhe motivi. Prej orës 17:40, Saimir Zalli, 35 vjeç nga Lezha, kërcënon se do të hidhet nga vinçi për shkak të një çështje pronësie.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë njoftuar policinë, e cila kë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe ka nisur negociatat me të.
Por pavarësisht përpjekjeve të forcave të shpëtimit, burri nuk ka bërë pas, ndërsa në pamje shfaqet teksa pi cigare mbi vinç dhe flet në celular.
Dyshohet se personi që kërcënon me vetëvrasje është i dehur, dhe kërkon që aty të shkojë dhe Prokurori i Tiranës.


saimir zalli
Sigal