Zbulohet identiteti i sulmuesit në Munih

463
Ali Sonboly, dyshohet se është emri i sulmuesit në Munih, i cili la të vdekur së paku 10 persona në dyqanin e ushqimeve të shpejta McDonalds. Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, 18 vjeçari me prejardhje iraniane, dyshohet se ka hapur një faqe në “Facebook” ku thuhej se do të shpërndahet ushqim gratis në McDonalds. Gazeta Bild ka njoftuar se policia gjermane ka marrë babanë e sulmuesit 18 vjeçar dhe po e interviston. Ekipet e mjekësisë ligjore janë në kërkim të banesës ku jetonte i armatosuri bashkë me prindërit e tij.
Sigal