Zbulohet identiteti i personit që qëlloi me kallash drejt policisë në Vlorë

591
Sigal

Është zbuluar identiteti i personi i cili qëlloi me armë automatike forcat e policisë në Vlorë, teksa këta të fundit kishin shkuar për ta arrestuar.

Jorgaq Gjini quhet personi i cili ka shkaktuar mjaft panik mes pushuesve në Rradhimë.

Policia kishte mësuar se Gjini jetonte në një shtëpi në Rradhimë dhe kishte shkuar për t’i vënë prangat, pasi shtetasi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga autoritetet. Por me të ardhur në vendngjarje, Jorgaq Gjini ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, të cilët i janë kundërpërgjigjur po me armë zjarri.

Në vendngjarje për arrestimin e 38 vjeçarit kanë ardhur dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.