Zbulohet emri i një prej 2 viktimave në atentatin e Sukthit, ish-shefi i Krimeve në Tiranë

533
Dy persona kanë mbetur të vrarë sot në një atentat me armë zjarri në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit. Mësohet se një prej viktimave është ish-shefi i Krimeve të Tiranës, Ervin Dalipaj, i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.
KUSH ISHTE ERVIN DALIPAJ DHE PSE U PEZULLUA NGA DETYRA
Ervin Dalipaj ka mbajtur postin e Shefit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u pezullua nga detyra me urdhër të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk kryeu detyrën gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për bllokimin e lojërave të fatit.

Ky i fundit akuzohet se ka bashkëpunuar me pronarët për t’i fshehur policisë makineritë e lojërave të fatit. Dalipaj dhe shefi i krimit të Korçës ishin dy prej 12 shefave të qarqeve që dekonspiruan këtë aksion. Ai gjithashtu akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.
Sigal