Zbulohen pasuritë e prokurorëve, ja aksionet e tyre në biznese, vila e supermarkete

1574
Zbardhet pasuria e disa prokurorëve më të njohur në vend. Hetuesit shqiptarë kanë jo vetëm paga të larta, por rezultojnë edhe pronarë biznesesh, vilash e makinash luksoze.
Adriatik Llalla: Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme deklaron të ardhura neto ng apaga në shumën e 1 873 095 lekëve.
Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjese të banesës për vitin 2015 në vlerën e 1 200 000 lekëve. Bashkëshortja e tij, Adrjana Llalla, ka të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën e 961 000 lekëve. Llogaria rrjedhëse është shtuar me 902 845 lekë në 2015. Llogaria e zonjës Llalla është shtuar me 20 000 lekë.
Shkëlqim Hajdari: Të ardhura nga prokuroria e Apelit Tiranë, 1 163 440 lekë. Të ardhrua nga bashkëshortja Marjana Hajdari si infermiere në ambulancën 3, 382 939 lekë. Të ardhura nga bizensi “Arbër Product” 1 400 000 lekë. Kriedi e marrë në vitin 2013, 90 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie nga Arbër Hajdari, 7663 euro. Kredi e marrë në vitin 2001, 5 000 000 lekë, shlyer 284 524 mijë lekë. Arbër Hajdari, makinë Smart, 1 mijë euro. Blerti Hajdari, City Bank Checking Account 1 500 usd. Makinë me qera 5 mijë usd. Makine me qera 5 200 usd.
Sokol Malaj. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës deklaron se zotëron 50 % të aksioneve në kompaninë “Oleum Transport”, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre. Kjo kompani është regjistruar në 20 shkurt 2014 dhe brenda një viti, Sokol Malaj deklaron mbi 100 milionë lekë të vjetra fitim. Po gjatë vitit 2015, Malaj deklaron se ka shitur 50 % të aksioneve në kompaninë “Oleum Transport” me vlerën 3 000 000 lekë.
Prokurori Malaj deklaron edhe një biznes tjetër, “klinikë dentare”, ku për vitin 2015, i ka sjellë 3 744 880 lekë të ardhura. Po ashtu, Malaj ka prenotuar edhe një apartament me sipërfaqe 73 m2, me vlerë 40 mijë euro. Po gjatë viti 2015, prokurori në fjalë ka blerë edhe një makinë tip “Peugeot 3008”, vit prodhimi 2011, me vlerë 9 mijë euro.
Petrit Fusha: Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, për vitin 2015, deklaron blerje dhe shitje të pasurive të paluajtshme, shkëmbim apartamenti, të ardhura nga paga dhe disa llogari. Fusha deklaron se gjendja e parave “cash” i është shtuar me 11 mijë euro, se ka shkëmbyer një apartament të deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe i rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2, ndërsa deklaron edhe një vreshtë me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë, me paratë e kursyera. Kreu i Prokurorisë së Tiranës, për vitin 2015, deklaron një arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë, tjetër arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit si dhe shitjen e një are me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë. Fusha deklaron shtesa në dy llogari në shumat 220 euro dhe 110 741 lekë.
Ramadan Troci: Drejtues i Prokurorisë së Vlorës, i njohur si prokurori që arrestoi ish-guvernatorin e Bashkës së Shqipërisë Ardian Fullanin, rezulton me pasuri modeste. Troci deklaron pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë se gjatë vitit 2015 ka kursyer 700 mijë lekë nga paga e tij si drejtues i Prokurorisë dhe nga paga e bashkëshortes si mësuese. Ramadan Troci deklaron pagën si drejtues i Prokurorisë Vlorë 1,572,227 lekë si dhe 17 000 lekë të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë. Troci deklaron gjithashtu pagën e bashkëshortes si mësues në shkollën “Sabaudin Gabrani”, 493,015 lekë, pagën e vëllait si punonjës policie, 698,139 lekë, ndërsa thotë se ka marrë 2,580,000 lekë kredi me afat 15 vite.
Sigal