Zbulohen dyqane 2 mijë vjeçare në Antalia

458
Gjatë gërmimeve në qytetin antik Aspendos, në nënprefekturën Serik të Antalias në Turqi, janë zbuluar ndërtesa të vjetra 2.000 vjeçare, të cilat janë përdorur si dyqane apo depo.

Qyteti i lashtë i Aspendos, teatri dhe ndërtesat e tjera të të cilit tërheqin një numër të madh turistësh, çdo ditë iu ofron studiuesve surpriza të reja.

Hulumtimet sipërfaqësore kanë filluar në vitin 2008, kurse me vendimin e vitit 2014 të Këshillit të Ministrave të Turqisë filluan gërmimet, të cilat kanë vazhduar deri më sot nën mbikëqyrjen e profesorit Veli Kose, lektor në Fakultetin e Arkeologjisë pranë Universitetit Hacettepe.

Kose ka thënë se gërmimet e këtij viti u përqendruan në një zonë, e cila supozohet të ketë qenë një kompleks tregtar.
Sigal