Zbatimi i ligjit në Ministrinë e Jashtme, futur në “thonjtë” e “klientes” së drejtësisë Etleva Haka

679
Mbështetur në fakte e prova konkrete, të konfirmuara edhe prej institucioneve të shkallës më të lartë të drejtësisë shqiptare, dje gazeta “Telegraf”, i bëri një kujtesë drejtësisë dhe Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, për të nisur hetimet e për të larguar nga detyra e lartë zonjën Etleva Halil (Hill) Haka, shtetasen shqiptaro-kineze e cila është graduar si diplomate e lartë karriere në diplomaci, paçka se karrierën e ka bërë në profesione, detyra e pozicione të tjera që nga bashkia e Lushnjës, në Doganën e Durrësit, si avokate private edne sot e deri edhe si juriste dhe avokate pranë një bosi të huaj që ka ushtruar e kryer veprimtari krimi ekonomik-financiar në botën e bizneseve kriminale, pajisur me 10 shtetësi, por me këtë emër të deklaruar në Shqipëri: Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos). Nuk e kemi fjalën, se çfarë “zullumesh” ka bërë mësuese, ekonomiste, akademike, juriste, avokate e diplomate Etleva Haka në Bashkinë e Lushnjës, as në Doganën e Durrësit, as se çfarë po bënë në krye të drejtorisë juridike e të shërbimeve në Ministrinë e Jashtme, as pse humbi kur kandidoi sim deputete, as se me çfarë milionash e shkollon fëmijën në Pekin, as se çfarë lidhjesh ka me një bankë të huaj në Tiranë, por po vazhdojmë të publikojmë të plotë rastin e bosit të huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) ish-shefit të saj, të cilit zonja Haka (sipas vendimit të Gjykatës së lartë), rezulton se i shërbente si juriste duke i bërë “letrat” që i duheshin, që të mos kapej në asnjë abuzim prej shtetit shqiptar, por i kapur dhe i dënuar për falsifikime e rrëmbim pasurie në Shqipëri, por i arratisur me letra të qepura nga juristja e tij esnafe Etleva haka deri me falsifikim ët letrave të flamurit kombëtar shqiptar mbi anijen e rrëmbyer (vjedhur) me të cilën u zhduk pa asnjë gjurmë e që ende është në listën kërkimit të Interpol Tirana e në kërkim ndërkombëtar me skedën policore me Nr. 742, afishuar në listën e personave në kërkim. 
Ministri Bushati të pastroj urgjent ministrinë, nga zyrtarë të lartë të modelit “Etleva Haka”
Gazeta “Telegraf”, kërkon që shteti, shqiptar, tashmë i pajisur edhe me ligj për dekriminalizimin e institucioneve, konkretisht Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të bëjë urgjent “pastrimin” e zyrave të Ministrisë së Jashtme nga njerëzit e lidhur me abuzimin dhe me individë të botës së krimit, të janë ende në kërkim ndërkombëtar, si të dënuar jo nga drejtësia ndërkombëtare, por nga drejtësia shqiptare. Sot po i kërkojmë përsëri drejtësisë shqiptare, shtetit shqiptar dhe ministrit Bushati, të reagojnë e veprojnë konformë ligjit dhe statusit të nëpunësit civil dhe të statusit të diplomatit, që të mo lejojnë më tej, që Etleva Haka, bashkëpunëtorja e afërt e një personi në këkrim ndërkombëtar si i dënuar me burg, të jetë në krye të Drejtorisë Juridike dhe shërbimeve në ministrinë që përfaqëson dhe bënë diplomacinë shqiptare në botë. 
—————————————–
Ja për çfarë krimi është dënuar Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), të cilin e ka mbrojtur Etleva Haka
Objekti i kontratës së tregtarit Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) për të cilën është dënuar nga drejtësia shqiptare, por që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit prej letrave që i ka “’qepur” Etleva haka dhe kolegia (mikesha) e saj Y. L, aktualisht Drejtorie Juridike në nëj minsitri të rëndësishme. ka qenë marrja me qira e anijes “SHKODRA-2, AC-33-Albania”, pronë e Shoqërisë “V…” me kontratë që do të përsëritej në çdo 6 muaj, deri në 3 herë, gjithsej 18 muaj, me qira mujore 20 mijë dollarë. Sipas kontratës, të skeduar edhe në Drejtorinë Juridike, të sigurisë dhe ekonomisë në Autoritetin Portual Durrës, anija “Shkodra-2-AC-33-Albania” ka nisur aktivitetin me qiramarrësin e huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) të Shoqërisë “Unimed Shipmanagement Services LTD”, në datën 22 Shtator 2006. Vetëm 5 muaj më pas, konkretisht në 30 janar 2007, kanë nisur konfliktet mes palëve, për mos shlyerje vlere financiare të qirasë. Për të menaxhuar “punët” është futur në lojë edhe juristja e kompanisë Etleva Haka, së bashku me kolegen e saj Y. L, duke përgatitur një takim mes palëve në Tiranë, në datën 9 mars 2007, takim në të cilin bosi i huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), i ka paraqitur pronarit shqiptar të anijes, faturat bankare me veprime të rregullta juridike, që tregonin shlyerjen e vlerës së qirasë prej 44 mijë dollarë. Po në datën 9 mars 2007, në prezencë të palëve, pas verifikimit në pasqyrat bankare, rezultonte se vlera 44 mijë dollarë nuk ishte arkëtuar. Për këtë, iu kërkua shpjegime edhe juristes zonjës Haka, por ajo këmbëngulte në “rregullsinë ligjore dhe vërtetësinë e faturave bankare”. Në mungesë të vlerës 44 mijë dolalrë, pronari shqiptar i anijes “SHKODRA-2, AC-33-Albania”, në datën 22 mars 2007 njoftoi me adresë elektronike bosin e huaj dhe juristet Etleva Haka e Y. L., të cilat duke shfrytëzuar kuponët bankar fals (të flasifikuar) dhe Nenin 30 të Kontratës së qirasë, hartuan e depozituan një padi sipas ligjit anglez të anulimit të kontratave dhe e kaluan çështjen për gjykim në Arbitrazhin Ndërkombëtar në Londër, si “shkëputje e njëanshme e kontratës nga pronari anijes “SHKODRA-2, AC-33-Albania”. Paralelisht me arbitrazhin e Londrës, juristet Haka e L. nxituan aq shumë për ta bërë padinë, sa e depozituan atë 2 përpara se pronari shqiptar të njoftonte shkëputjen e kontratës, konkretisht qysh në datën 20 mars 2007. Po në këtë datë, kanë bërë edhe një padi civile në Gjykatën e Selanikut në Greqi, duke ndjekur procesin gjyqësor “si avokate” dhe duke arritur që brenda 10 ditësh, të bëjnë sekuestrimin e anijes “Shkodra-2- AC-33-Albania” në favor të bosit të tyre të huaj, që gjendej e ankoruar për aktivitet tregtar në Ravena të Italisë. I mbetur pa lekët e qirasë, pa anije dhe me detyrime financiare për gjyqe të humbur, pronari shqiptar i anijes, filloi betejën juridike me bosin e huaj, duke paraqitur përpara drejtësisë letrat e ekspertuara financiare dhe aktet juridike antiligjore të hartuara nga juristet dhe të përdoruara me prokurë në çdo institucion shqiptar e gjykatë të huaj e shqiptare prej tregtarit Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos). Edhe pse i penguar nga grupi politiko-shtetëror i juristeve Etleva Haka e L., pronari shqiptar i anijes, arriti të lironte anijen nëpërmjet depozitimit në bankë të garancisë pasurore e financiare, si nga bllokazhi i arbitrazhit të Londrës dhe nga vendimi sekuestro i Gjykatës së Selanikut, për të vazhduar më tej betejën penale me këtë kurth çvavtës të pasurisë, duke paditur paralelisht në Greqi e Shqipëri, bosin e huaj Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) edhe jursitet e tij Etleva Haka e Y. L. Por çfarë ndodhi më tej, me fatin e shefit të juristeve dhe përse ish-bosi i tyre Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos) është futur në kërkim ndërkombëtar dhe në listën e kërkimit të policisë shqiptare? 
Vijon
—————————————
Ja 7, nga 40 pyetje që do t’i bëhen zonjës Etleva Haka
1. Cilin shtetar të sotëm të lartë në një ministri, ka përdorur Etleva Haka si avokat mbrojtës për të shpëtuar nga dosja hetimore e ish-bosit të saj të dënuar e në kërkim ndërkombëtar?
2. Cilat janë burimet financiare të Etleva hakës për shkollimin e fëmijës në pekin dhe a ka lidhje me punët e ministrisë së jashtme?
3. Ç’lidhje kanë shërbimet diplomatike të Etleva Hakës me shkollën e diplomacisë dhe takimet në emër të kësaj shkolle, kur dihet që ajo është drejtore juridike?
4. Sa udhëtime dhe sa shpenzime e të çfarë “klasi” biletash, fjetje e ushqimi janë paguar si shpenzime për të nga llogaria e Ministrisë së Jashtme? A ka lidhje biznesi is aj si avokate me gjyqet që bënë Ministria e Jashtme?
5. Cilat janë lidhjet e saj me një bos të një banke të huaj në Tiarën dhe për çfarë “halli” janë përplasur mes tyre edhe me gjyqe? 
6. Ç’bëhet me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që flet për veprimtarinë e saj si drejtore tenderash e shpenzimesh të tjera dhe a gjendet ky raport në arkivën e ministrisë, po të drejtorisë që ajo komandon?
7. Çfarë lidhjesh ka Etleva haka me disa pasaporta diplomatike të dhëna për individë që “nuk i ka qejf” shteti dhe drejtësia shqiptare?
Sigal