Sigal

TIRANË- Rreth një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo është helmuar nga nusja e djalit.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 në Kamëz dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen, duke akuzuar nusen e djalit të viktimës se e ka helmuar me fotoksinë. Mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i viktimës dhe një hoxhë.