Zbardhet vrasja e 48-vjeçares në Tiranë, e helmoi nusja me fotoksinë

840
Rreth një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo është helmuar nga nusja e djalit. Policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.
Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen. Mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i autores së dyshuar dhe vjehrri.
Sigal