Zbardhet vendi, dëborë në Tiranë e Durrës. Verilindja e bllokuar

569
Sigal

Zbardhet vendi. Ashtu
siç ishte parashikuar në Shqipëri do të mbizotërojë një mot me alternime
kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në
zonat veriore me reshje dëbore.

“MeteoAlb”, njofton se
temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale
të ditës, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Siberia.

 

Sipas parashikimeve
gjatë ditës së sotme 70 % e territorit të ketë reshje dëbore e cila do të
zbresë deri në zonën e ulët, por në sasi të pakta. Pjesa e dytë e ditës do të
sjellë dobësim të ndjeshme të reshjeve duke bërë që dominuese të jenë
vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Gjatë natës do të ketë
ndërprerje totale të reshjeve në të gjithë vendin.

Situata dhe masat deri
në orën 09:45 – 6 Janar

 

Përkeqësimi i motit
gjatë mbrëmjes së djeshme dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar
bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale.

Në disa akse nacionale
ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e
zinxhirëve për automjetet.

Strukturat e
Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e
rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore,
duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që
kishin probleme.

Situata është paraqitur
më e qetë në jug të vendit edhe pse në qarqet Korçë dhe Vlorë ka pasur
vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të motit të
keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona
në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Situata sipas qarqeve
paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

Qarku i Kukësit vazhdon
të jetë i përfshirë nga reshje të shumta dëbore me intensitet të lartë e ulje
temperature. Lartësia e dëborës varion në qytete nga 20-35 cm e në zona rurale
deri në 1 m në Valbonë. Në mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar rreth 32
borëpastruese.
· Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. Rruga e Kombit është e
qarkullueshme me zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm në Tunelin e
Kalimashit. Në këtë aks punojnë 8 borëpastruese.

 

 Akset
Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Kukës –Zapod dhe Fushe Dukagjin–Qafë Shllak janë
të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Krumë-Qafë Prushi-Kam, e qarkullueshme
pa zinxhirë.
· Në bashkinë e Bajram Currit akse të qarkullueshme me zinxhirë janë Bajram
Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë dhe Dushaj–Lekbibaj, ndërsa të
qarkullueshme pa zinxhirë janë Bajram Curri-Qafë Morinë dhe Bajram Curri-Fierzë
· Ndërkohë të bllokuara janë Njësia Administrative Grykë-Çaj, Kalisë, Arrën,
Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec dhe Malzi.

QARKU SHKODËR

· Në të gjithë
territorin e qarkut Shkodër ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Në bashkinë Shkodër dhe
në njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Kelmend ka prezencë të dëborës edhe
në akset lidhëse të tyre. Në këto njësi lartësia e dëborës shkon nga 70-110 cm.
· Në bashkinë Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, trashësia e dëborës shkon
nga 80-100 cm. Në njësinë administrative Iballë, trashësia e dëborës shkon deri
në 120 cm.
· Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth- Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal
vazhdon të jetë i pakalueshëm.
· Bashkia ka kontraktuar disa subjekte, të cilat kanë vënë në dispozicion
mjetet dhe forca për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Prekal-Theth, por nuk po
ndërhyhet për shkak të lartësisë së madhe të dëborës. Subjekti kontraktor po
punon për hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.

· Akset rrugore Fushë
Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë
të jenë të bllokuara.
Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.
· Aksi rrugor Pukë- Qelëz është i bllokuar, ndërkohë në segmentin Fushë
Arrëz-Pukë, po punojnë dy borëpastruese.
Në aksin Fushë Arrëz-Iballë dhe në segmentin Fushë Arrëz-Qafë Mali po punojnë
edhe dy borëpastruese të tjera.
· Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë janë të bllokuar. Për hapjen e
këtyre akseve rrugore po punojnë dy fadroma ndërsa në segmentin Tamarë-Kozhnje,
po punojnë dy borëpastruese.

Strukturat e KESH dhe
OSHEE-së janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën, aktualisht informojmë
se nuk ka probleme në të gjithë territorin e Qarkut për sa i përket furnizimit
me energji elektrike.

QARKU DIBËR

· Segmentet rrugor
Muhurr-Çidhen-Lurë, Muhurr-Çidhen-Reç, Muhurr-Selishtë, Lurë-Peshkopi,
Klos-Ziver, Klos-Kurçelaj dhe Klos-Gurrë e Sipërme vazhdojnë të jenë të
bllokuara.

Ndërkohë në rrugët Qafë
Bualli-Krastë dhe Ura e Çerenecit-Steblevë po punohet për hapjen e tyre.

· Rruga nacionale
Skuraj-Burrel, është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1
fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve.
· Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, e qarkullueshme me zinxhir. Po punojnë 2
borëpastruese dhe 1 fadromë.
· Rruga Nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, e qarkullueshme me zinxhir.
· Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), e qarkullueshme me zinxhir.

· Firmat kontraktore në
territorin e Qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të
kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë
probleme

QARKU LEZHË

· Segmenti i Rrugës së
Kombit, Rrëshen-Fan-Tunel është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë dhe
po mbahet gjatë gjithë kohës në monitorim nga policia.
Firma kontraktore po punon me 7 fadroma.

Në këtë qark të gjitha
rrugët rurale janë të kalueshme por me zinxhirë.

QARKU KORÇË

· Në bashkinë Korçë
përgjatë natës trashësia e dëborës ka arritur 15 cm.

Në Dardhë dhe Voskopojë
trashësia e dëborës ka arritur 30 cm.

Akset rrugore
Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë- Qafë Plloçë-Pogradec, Korçë-Qarre-Ersekë,
janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Në Qafë Thanë, Qafë
Plloçë dhe Qafë Qarri ka ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta dhe si
pasojë qarkullohet me vështirësi.

QARKU VLORË

· Në Qafën e Muzinës,
Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave gjatë natës nuk ka pasur
qarkullim, i cili rinisi mëngjesin e sotëm.

Aktualisht të gjitha
akset rrugore janë të qarkullueshme.

QARKU ELBASAN

· Në bashkinë Librazhd
për shkak të dëborës së rënë janë bllokuar rrugët rurale të fshatrave të
Njësive Administrative Hotolisht dhe Polis.

Në njësinë
administrative Hotolisht janë bllokuar fshatrat Frar, Dardhë dhe Qyrë, kurse në
Polis, fshatrat Gure, Shpatë dhe Vilan.

· Rruga e bllokuar
është Lunik-Stërblevë ku trashësia e dëborës deri në 1 m.

Policia Rrugore ka
monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të
përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

Nga qarqet e tjera të
vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Bllokohet Dibra

Reshjet e dëborës kanë
bllokuar të gjithë zonën e Dibrës, duke shkaktuar probleme serioze nëpër rrugë.

Mësohet se në rrugë
kanë mbetur të bllokuar edhe automjete, duke e pasur të pamundur qarkullimin.

Në zonën e Qafës së
Ulzës janë bllokuar makina si pasojë e dëborës dhe temperaturave që kanë shkuar
deri në -7 gradë celcius.

Siç raporton Shtabi i
Emergjencave Civile në Prefektuurën e Kukësit, të bllokuara janë Njësitë
Administrative: Grykë-Çajë,Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec e
Malzi.

Ndërkohë që shumë
fshatra të tjerë janë izoluar në bashkitë Has e Tropojë.

Borë edhe në Tiranë

Pas qytetit të Durrësit
bora ka ardhur edhe në Tiranë. Në kryeqytet kanë nisur reshjet e para, ndërkohë
që temperaturat kanë rënë nën zero.

 

Bora pritet të bjerë
deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, por vështirë se do të ngjisë në
terrenin e kryeqytetit.

Durrësi zbardhet nga
dëbora pas 7 vjetësh

Në qytetin e Durrësit
kanë nisur reshjet e borës që prej një orësh. Ky qytet kishte plot 7 vjet që
nuk shihte borë.

Por i ftohti i ditëve
të fundit kanë sjellë edhe reshjet e bardha në qytetin bregdetar, siç e tregojn
edhe pamjet.