Zbardhet ngjarja në Sarandë, në pranga autorët e krimit

522
Sigal

Gazeta Telegraf

Policia e Sarandës ka njoftuar se ka dokumentuar tashmë gjithë
ngjarjen e ndodhur në 24 shtator të këtij viti, ku mbeti i vrarë shetasi
Aleksandër Bardhi, vëllai i ish-kreut të njësisë Administrative, të Kaçinarit. 

Autorët:

 

Gjatë veprimeve hetimore intensive u zbuluan dhe arrestuan autorët e
vrasjes: Dhimitër Ciko, 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për
“Trafikim Narkotikësh”; A.L., 18 vjeç, banues në Ksamil. Ndërkohë që është
shpallur në kërkim A.Xh., 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për
“Vjedhje”.

 

Zbulimi i armës në shtëpinë e autorit

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Xh., janë gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri “Automatik-model 56”
si dhe 3 krëhëra të mbushur me fishekë, të cilat u dërguan për ekzaminime
laboratorike.

 

Nga ekzaminimet laboratorike që u është nënshtruar këtyre armëve, ka
rezultuar se të tre armët e mësipërme kanë realizuar qitje në vendin e ngjarjes
për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

 

Gjithashtu, Policia bën me dije se këta shtetas janë autorë në lidhje me
një ngjarje tjetër të ndodhur në datën 21.09.2016, ku në vendin e quajtur
“Kthesa e shëtitorës” Ksamil, është qëlluar me armë zjarri në ajër, ngjarje për
të cilën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale
6-gëzhoja automatiku model 56, të kalibrit 7.62 mm.

 

Si rezultat i ekzaminimeve të kryera për 3 armët e mësipërme për vrasjen e
Aleksandër Bardhit, ka rezultuar se 1 prej tyre është përdorur në këtë ngjarje
të Ksamilit. Punohet për kapjen e shtetasit në kërkim.